Dallas Mavericks është fuqishëm në garë për të transferuar tashmë lojtarin që është agjent i lirë, DeAdnre Jordan, por kampionët aktual, Golden State Warriors po ashtu po kërkojnë qendrën gjigante.
Sipas një raporti nga Marc Stein, Warriors po tentojnë që të eksplorojnë mundësitë për të transferuar Jordanin i cili është lojtar i lirë.
Jordan besohet se është shok i ngushtë i Kevin Durant dhe një ish klient i menaxherit të përgjithshëm të Warriors, Bob Myers.
Nëse ekziston ndonjë ofertë potenciale, Jordan mund të përfitojë 5.3 milionë dollarënë sezonin e parë.
Në sezonin vijues megjithatë bashkë me taksat Warriors do të duhej të paguanin hiç më pak se 27 milionë euro për lojtarin atraktiv.
Jordan konsiderohet prej qendrave më solide në NBA.
Pikërisht në pozitën 5 kampionët kanë pasur probleme ku u zhvillua gjatë gjithë sezonit rotacion mes Pachulias dhe McGees, të dy qendra jo aq kredibile. /Telegrafi/