Site icon Telegrafi

Konfirmohet kompensimi nga operatorët për Fondin kompensues për shërbime universale në Maqedoni

Operatorët të cilët në vit realizojnë minimum bruto të ardhura prej 100 mijë euro nga sigurimi i rrjeteve dhe shërbimeve publike elektro-komunikuese në Fondin kompensues për shërbime universale për këtë vit duhet të paguajnë 0,25% nga të ardhurat e përgjithshme që e kanë realizuar vitin e kaluar, vendosi Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bazë të të dhënave të dorëzuara nga operatori për të ardhurat e përgjithshme të realizuara për vitin 2016, drejtori i Agjencisë për Komunikime Elektronike duhet të sjell vendim të veçantë për çdo operator me të cilin konfirmohet velra e saktë e mjeteve që operatori duhet ta paguajë në Fondin kompensues për shërbime universale, si dhe afatin për pagesë.

AKE e krijoi Fondin për shërbime universale në mars të vitit 2013 në pajtim me ligjin për komunikime elektronike./Telegrafi/

Exit mobile version