Telegrafi

Konfirmohet: Kjo është përgjigjja që i dha Adnan Januzaj-Kosovës

Adnan Januzaj dëshiron të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës.

Kështu ka deklaruar në RTK sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

“Adnani ka shprehur dëshirën që të luajë për Kosovën, edhe publikisht edhe privatisht”, deklaroi Salihu.

Ai pritet t’i bashkohet Kosovës pasi ta merr lejen nga FIFA.

Januzaj ka luajtur për Belgjikën në disa ndeshje, por nuk është tubuar në ndeshjet e fundit dhe as në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/