Telegrafi

Konfirmohet interesimi i Interit për Samir, por atë “e kërkojnë të gjitha klubet e mëdha”

UDINE, ITALY - FEBRUARY 19: Santos Samir Caetano De Souza of Udinese Calcio looks on during the Serie A match between Udinese Calcio and US Sassuolo at Stadio Friuli on February 19, 2017 in Udine, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Drejtori sportiv i Udineses, Nereo Bonato, e ka konfirmuar interesimin e Interit për Samir Santos, por ka thënë se të gjitha klubet e mëdha janë të interesuara për të.

Është raportuar se Nerazzurrët janë të interesuar për shërbimet e brazilianit, si alternativë nëse nuk arrijnë ta transferojnë Ricardo Rodriguezin nga Wolfsburgu.

“Ai është një lojtar që po luan shumë mirë, gjë që do ta nxjerrë në treg në afatin kalimtar”.

“Megjithatë, tash për tash nuk do të flasim për tregun e transferimeve, sepse sezoni po vazhdon dhe ne nuk po bëjmë vlerësime të tilla”.

“Interi? Të gjitha klubet e mëdha janë duke e përcjellë me interes”, ka thënë Bonato për FCInterNews.

Rodriguez ka klauzolë prej 22 milionë eurosh, mirëpo zikaltrit nuk duan ta paguajnë, prandaj janë duke i shqyrtuar alternativat. /Telegrafi/