20-vjeçari është në fokus edhe të Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit, mirëpo Terim shpreson që ta rrëmbejë atë në Stamboll.
“Pa dyshim që e dua Shaqirin. Ne kemi qenë të interesuar që nga korriku, por kësaj radhe jemi seriozë dhe aktualisht jemi duke negociuar me të”, u ka thënë Terim gazetarëve.
Ndërkohë, edhe presidenti i Galatas, Unal Aysal, ka konfirmuar se janë duke u mbajtur bisedime.
“Nuk e kam takuar vet Shaqirin, megjithatë, ua kam dhënë dritën jeshile përfaqësuesve të klubit dhe ata janë të përfshirë në negociata me Shaqirin”, ka deklaruar Aysal. /Telegrafi/