Telegrafi

Konfirmohet: ICS, Nexus Prime vijnë me 19 tetor

Derisa vet eventi nuk përmend në mënyrë specifike se fokusi do të jetë mbi “Ice Cream Sandwich”, versioni i ardhshëm i sistemit operativ mobile të Google, vetë ftesa përmban karakterin ikonë të Androidit në formën e një akulloreje sandviçi. Konkluzionet mund ti nxirrni edhe vet.

Eventi gjithashtu do të jetë edhe paraqitja zyrtare për Samsung Nexus Prime, i cili do të jetë smartphone i parë që do të punoj me SO të ri nga Google. Nexus Prime sipas disa pohimeve do të ketë procesorin dual-core në mes 1.2 dhe 1.5 GHz, 1 GB të memories RAM dhe do të përkrah rrjetat 4G LTE.

Eventi fillimisht ishte caktuar të mbahet me 11 tetor por ishte shtyre nga respekti për vdekjen e Steve Jobsit.

Një gjë tjetër që mund të jetë duke ju intriguar edhe juve është se përse Google dhe Samsung janë duke e paraqitur sistemin e ri operativ Android në Hong Kong ? Pse jo në San Francisco, ku jeton numri më i madh i gazetarëve? Përgjigja është se evenimenti përputhet me konferencën AsiaD të AllThingsD, e cila do të filloj jo shumë kohë pas konferencës për gazetarë nga Google-Samsung. Andy Rubin dhe një drejtor nga Samsungi do të flasin në konferencë, supozohet rreth Ice Cream Sandwich dhe Nexus Prime. /Telegrafi/