Telegrafi

Konfirmohet gripi i derrit te trajneri i Atleticos

Ish-trajneri i Benficas dhe Valencias nuk ishte ndier mirë të hënën dhe për këtë arsye kishte munguar në fushën stërvitore, ndërsa tani, sipas informatave të klubit, analizat kanë konfirmuar se Sanchez Flores vuan nga gripi i ri.

Ende nuk është caktuar data e kthimit të tij në punë, por është e sigurt që do të mungojë në ndeshjen kundër Deportivo La Corunas. /Telegrafi/