Telegrafi

Konfirmohet, Eric Stutz basketbollisti i ri Bashkimit

Klubi i basketbollit, Bashkimi ka siguruar edhe një përforcim.

Bëhet fjalë për ish-qendrën e klubit mitrovicas, Trepçës, Eric Stutz, i cili sezonin e kaluar u paraqit te “Torcida”.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zyrtari i klubit prizrenas, Shpend Bajrami.

“Po e kemi marrë qendrën. Ai do të jetë pjesë e jona”, ka Bajrami për Telegrafin.

Qendra Eric Stutz është i gjatë 203 centimetra dhe ka 102 kilogramë

Theksojmë se qendra do të ketë të drejt të paraqitet edhe në Ligën Ballkanike, ku portokallezinjtë kanë siguruar një vend në “Play-Off”.

Ndryshe, Bashkimi aktualisht zë pozitën e dytë në renditjen tabelore të ligës elitare të Kosovës. /Telegrafi/