Festivali “Sunny Hill” ka nisur përgatitjet për tri netë fantastike në datat 2, 3 dhe 4 gusht.
Tashmë veç janë konfirmuar disa nga emrat pjesëmarrës këtë vit, e një prej tyre është edhe reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e festivalit, e cila ka publikuar tashmë edhe posterin që konfirmon pjesëmarrjen e reperit në këtë festival.
I njëjti, ka qenë prezent edhe vitin e kaluar në “Sunny Hill”.
“Mirësevjen në skenën tënde të preferuar, Sunny Hill”, është shkruar në njoftimin e faqes.
Ndërkohë disa nga emrat tjerë të konfirmuar që do të performojnë janë: Njoma, kida dhe DJ i famshëm australian, Tyson O’Brien aka Generik. /Telegrafi/