Telegrafi

Konfirmohet edhe akuza e shtatë për Benjamin Mendyn – ylli i Cityt dyshohet se ka kryer një sërë veprash seksuale

Ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është njoftuar edhe me akuzën e shtatë që rëndojnë mbi të shkaku i përdhunimeve dhe sulm seksual.

Mbrojtësi 27-vjeçar tani akuzohet për gjithsej shtatë përdhunime dhe një sulm seksual.

Akuzat tani kanë të bëjnë me pesë paditëse mbi moshën 16 vjeçare dhe dyshohet se kanë ndodhur midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Lexo po ashtu Përkeqësohen rrethanat për Benjamin Mendyn - gjashtë akuza në total për përdhunim

Bashkë i pandehuri Louis Saha Matturie, akuzohet për gjashtë raste përdhunimi dhe një për sulm seksual.

Akuzat kundër tij kanë të bëjnë me katër paditëse mbi moshën 16 vjeç dhe dyshohet se kanë ndodhur midis marsit 2021 dhe gushtit 2021.

Mendy dhe Matturie do të dalin në gjyq më 24 janar të vitit të ardhshëm, por gjyqtari Patrick Thompson tha se ajo datë dukej ‘jozyrtare’.

Lexo po ashtu Pas akuzave që iu konfirmuan për përdhunim, Benjamin Mendy mbeti i shokuar kur pa qelinë ku do të qëndronte

Reprezentuesi francez është mbajtur në paraburgim në HMP Altcourse, në Liverpool, pasi u akuzua për katër akuza për përdhunim dhe një sulm seksual më 26 gusht.

Të gjitha shkeljet dyshohet se kanë ndodhur në shtëpinë e tij në Cheshire.

Ai akuzohet për përdhunimin e një gruaje tre herë në tetor të vitit të kaluar. Po ashtu dyshohet se përdhunoi një grua të dytë ndërsa mbahej me kusht në polici në gusht.

Lexo po ashtu Benjamin Mendy akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual, Manchester City pezullon lojtarin i cili është aktualisht në burg

Futbollisti akuzohet edhe për një sulm seksual në fillim të janarit të vitit 2021. Mendy, nga Prestbury, u akuzua muajin e kaluar me dy akuza të tjera për përdhunim.

Veprat dyshohet se kanë ndodhur në Macclesfield, Cheshire, më 24 korrik dhe 23 gusht të këtij viti. /Telegrafi/