Producenti i njohur shqiptar, Zzap, ka konfirmuar se këngëtarja Orhida Latifi që njihet si Kida do të sjellë projektin e ri në bashkëpunim.
Dhe Kida ka zgjedhur kësaj radhe një femër për një duet seksi, është bukuroshja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, shkruan Telegrafi.
Projekti në muzikë do të mbajë firmën e Zzapit dhe Chrissit nga On Records.
Klipi do të punohet nga XL films, mësojnë burimet e Telegrafit.
Ky projekt pritet ta kthejë fuqishëm Kidën në skenën e muzikës shqiptare. /Telegrafi/