Është konfirmuar data 16 shtator kur do të përballen dy prej boksierëve më të mirë të kategorisë së mesme, Saul Alvarez dhe Gennady Golovkin.
Adhuruesit e kategorisë së mesme u gëzuan kur pas fitores së Alvares ndaj Cesar Chaves të shtunën mbrëma u konfirmua menjëherë dueli i radhës.
Saul Alvarez i cili njihet si Canelo konfirmoi se Golovkin do të jetë kundërsthari i tij i radhës në duelin që do të mbahet më 16 shtator të këtij viti, shkruan Telegrafi.
Sipas Guardian, Canelo dhe Golovkin nënshkruan marrëveshjen për duel javën e kaluar, kurse vendi ku do të mbahet dueli epic ende nuk është caktuar.
Golovkin ka një record perfekt prej 37 fitoresh dhe asnjë humbje.
Adhuruesit e kategorisë së mesme të boksit mezi kanë pritur përballjen e dy prej boksierëve më të mirë të kësaj kategorie që më në fund do të realizohet. /Telegrafi/