Site icon Telegrafi

Konfirmohet data e re për ndeshjen e anuluar mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit

Manchester Unitedi ka konfirmuar se ndeshja e tyre kundër Liverpoolit, e planifikuar fillimisht për të dielën e kaluar, është ri-organizuar për t’u zhvilluar më 13 maj.

Ndeshja u shty pasi tifozët e zemëruar të Unitedit sulmuan Old Trafford me protesta kundër pronarëve të klubit, familjes Glazer dhe planet e tyre për të përfshirë ekipin në Superligën Evropiane, tashmë të dështuar.

Megjithatë, ndeshja e anuluar mes dy klubeve më të mëdha angleze tashmë është konfirmuar në një datë të re, 13 maj.

Lexo po ashtu Anulohet përfundimisht ndeshja mes Manchester United dhe Liverpoolit

Me ndeshjen e transferuar më 13 maj, United tani do të përballet me ‘luftën kundër kohës’, pasi do të ketë tre ndeshje në kampionat brenda pesë ditësh.

Fillimisht Unitedi ishte planifikuar të ndeshej me Leicester City më 12 maj, por në mënyrë që të akomodonte ndeshjen e riorganizuar kundër Liverpool, loja kundër ‘Dhelprave’ u zhvendos më 11 maj.

Kjo e lë ende Unitedin të përballet me mundësinë e dy ndeshjeve të ligës në një hark kohor prej tre ditësh.

Kombinuar me ndeshje këtë të enjte kundër Romës dhe të dielën kundër Aston Villa, ekipi i Ole Gunnar Solskjaer do të ketë katër ndeshje në harkun e një jave.

Për Djajtë e Kuq, do të jetë hera e parë në 29 vjet që ata do të përballen me tre ndeshje në kampionat brenda pesë ditësh. /Telegrafi/

Exit mobile version