George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal do të bëhen së shpejti prindër. Lajmi qarkullonte prej kohësh në mediat rozë, por nga CBS vjen konfirmimi se avokatja për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është shtatzënë me binjakë.
Bebet pritet të lindin në muajin qershor. Teksa konfirmoi lajmin, miku i ngushtë i Clooney, aktori Mat Dammon tha se ishte shumë i lumtur për ta dhe se besonte se do të ishin prindër të shkëlqyer, transmeton TCH.
Ndërkaq, përfaqësuesit e familjes Clooney nuk kanë komentuar ende. Çifti u martua në vitin 2014 në Venecia, në një ceremoni luksoze ku morën pjesë emra të njohur të botës së kinemasë e spektaklit.
Zërat se ata mund të ishin në pritje të ëmbël filluan të qarkullonin muajin e kaluar, kur avokatja u fotografua me një fustan të gjerë. 55-vjeçari Clooney ka interpretuar në dhjetëra filma hollivudianë dhe është vlerësuar me dy çmime Oscar. Ndërsa bashkëshortja e tij 39-vjeçare ka përfaqësuar një sërë personalitetesh të larta publike të tilla si ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko dhe themeluesi i Wikileaks, Julian Assange.