Telegrafi

Konfirmohet, Cazorla mungon tre muaj

Santi Cazorla do t’i mungojë rreth tre muaj skuadrës së Arsenalit.

Kështu së paku ka bërë të ditur ekipi londinez përmes një njoftimi zyrtar në internet.

Spanjolli do të udhëtojë në Suedi ku do të operohet ndërsa do të mungoj deri në muajin shkurt.

Kjo normalisht do të jetë mungesë e madhe për mesfushën e Gunners. /Telegrafi/