Telegrafi

Konfirmohet Call of Duty i ri

Duke pasur parasysh profitin e lartë të Black Ops, e në veçanti të Modern Warfare 3 i cili vetë fitoi më se një miliard dollarë kjo ishte vendim krejtësisht i pritur.

Fatkeqësisht, përveç vet konfirmimit nuk kemi marrë kurrfarë detaje shtesë, kështu që ditët në vijim patjetër se do të sjellin shumë supozime. Më herët flitej se Activision po përgatit Black Ops 2, por pa konfirmim zyrtar. Sledgehammer momentalisht kërkon të punësoj njerëz të ri për punë në lojën Call of Duty, e Infinity Ward po punon në një next-gen FPS të paemërtuar.

Detajet tjera pritet të paraqiten pas disa javësh. /Telegrafi/