Telegrafi

Konfirmohet, Bonaventura përfundon sezonin

Giacomo Bonaventura nuk do të luajë për pjesën e mbetur të sezonit në Serie A.

Kështu së paku ka njoftuar klubi duke ju referuar rezultateve mjekësore të nxjerra pas ekzaminimeve të bëra në një spital në Milano.

“Mendoj se ai do të rikthehet sezonin e ardhshëm”, ka thënë doktori Sakari Orava për Gazzetta dello Sport.

“Vetëm nëse ndodh diçka e papritur gjatë operacionit. Edhe më herët kam kryer operacione të tilla. Ai do të kthehet pas katër muajsh. Në futboll nuk mund të riktheheni më herët”, shtoi Orava. /Telegrafi/