Telegrafi

Konfirmohet BlackBerry Priv, në Android

Kjo informatë vjen si deklaratë zyrtare nga vet kompania kanadeze, e cila përfundimisht ka hequr dorë nga prodhimi vetëm i modeleve që bazohen në platformën e saj mobile.

Deklarata nga Blackberry vërteton ekzistencën e ‘slider’ të njohur si Venice, për një kohë të gjatë.

Drejtori i kompanisë ka shtuar se ka mbajtur premtimin e shndërrimit të kësaj pajisje në Android në rast se sistemi ka kapacitet të përmbush kërkesat e standardit të sigurisë që ka kompania e tij.

Prej asaj që dihet deri më tani, Blackberry Priv pritet të vijë me procesorin Snapdragon 808, RAM memorie prej 3GB, kamerën kryesore prej 18 MP dhe kamerën dytësore me blic dual-Led.

Priv do të punojë me Android Lollipop. (Telegrafi)