Telegrafi

Konfirmohet “Bad Boys 4” nga Will Smith dhe Martin Lawrence

Foto: Instagram

Will Smith dhe Martin Lawrence kanë konfirmuar “Bad Boys 4”.

Ata kanë ndarë një postim në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, ku secili prej tyre e titulloi “It’s About That Time”.

Videoja filloi me Smithin duke filmuar veten, ndërsa po shkonte me makinë në shtëpinë e Lawrence, duke u thënë shikuesve se ai do të jepte një ‘ndihmë’ se cili ishte lajmi i tij i madh.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai më pas vendosi dhe kolonën zanore të filmit “Shake Ya Tailfeather” nga Nelly, Diddy dhe Murphy.

Pasi mbërriti në shtëpinë e tij, aktorët shfaqen duke brohoritur dhe përqafuar, e në atë moment deklaruan: “Është zyrtare. Bad Boys For Life”.

Lexo po ashtu Will Smith jashtë nominimeve në “Golden Globe Awards”

Kjo ndodhi pavarësisht skandalit të bujshëm të Willit në “Oscars 2022”, ku e goditi komedianin Chris Rock.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas ngjarjes, u tha se vazhdimi i flmit do të anulohej, por që Tom Rothman i kundërshtoi këto aludime.

“Ajo që ndodhi ishte një ngjarje e pakëndshme dhe nuk mendoj se më takon mua të flasë për këtë. Ajo çfarë mund të them është se e njoh Ëill për shumë vite dhe e di se është një person i mirë. Ky ishte një shembull i një personi shumë të mirë që ka kaluar një moment shumë të keq, përballë botës. Unë besoj se falja dhe keqardhja e tij janë të vërteta. Besoj në falje dhe shpengim”, theksoi shefi i “Sony Pictures”. /Telegrafi/