Tani, drejtori i Apple – Steve Jobs nuk do të mund ta quajë shërbimin Apple TV vetëm një hobi dhe interes dytësor të kompanisë së tij, duke marrë parasysh se kjo pajisje tani po shndërrohet në një produkt të famshëm, ndërsa pritet që shitjet e Apple TV të rritene dhe më tej gjatë vitit 2011.
Sipas analistëve, suksesi i radhës për Apple TV do të ishte çmimi i saj prej 99 dollarësh (nëse arrihet të bëhet një gjë e tillë), si dhe disa veçori tjera, si: AirPlay, e cila mundëson marrjen e përmbajtjes me wireless për pajisjet si iPhone, iPad dhe iPod Touch. /Telegrafi/