Sipas një komunikate të EULEX-it, pohohet se veprat penale janë kryer në vitin 2008 në Klinikën Medicus në Prishtinë, ku janë përfshirë viktima nga vende të ndryshme.
Të pandehurit do të përballen me akuza të trafikimit të personave me qëllim të heqjes së organeve, krimit të organizuar; për ushtrim të paligjshëm të aktiviteteve mjekësore, si dhe për shpërdorim të pozitës zyrtare.
Rasti tani do të dërgohet për gjykim në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. /Telegrafi/