Telegrafi

Konfirmohen vetëm tri raste të reja me coronavirus brenda 24 orëve

Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar  se nga 1 mijë e 105 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 5 qytetarë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,381.

Raste aktive mbeten 158

Në 24 orët e fundit janë dhënë 569 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës.

Deri më sot 49.616 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/