Site icon Telegrafi

Konfirmohen pesë futbollistët e parë të Kosovës

Megjithatë, burimet e “Zërit” bëjnë të ditur se tash për tash dihen të paktën 5 futbollistë që do të paraqiten në ballafaqimin, që nuk dihet se a do të zhvillohet në Kosovë, në Zvicër apo diku tjetër. Janë Kushtrim Mushica, Anel Rashkaj, Loret Sadiku, Besart Berisha e Emir Bajrami ata që janë ftuar dhe kanë konfirmuar ardhjen në ndeshjen e parë të përfaqësuese së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ka edhe disa të tjerë që tashmë kanë marrë ftesa, por ende nuk e kanë konfirmuar, ndërkohë që me gjasë nuk do të paraqiten emrat më të shquar që mbrojnë ngjyrat e përfaqësueseve të tjera. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version