Kryesia e Partisë së Drejtësisë bën të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot më 6 shtator 2016 shqyrtoi situatën e krijuar me kërkesën e një numri të anëtarëve të Këshillit Drejtues për thirrje të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë.
Në një njoftim thuhet se kryesia i vlerësoi aktivitetet përkitazi me këtë çështje si jo-statutore dhe të jashtëligjshme pa efekt juridik dhe politik për veprimin e saj, duke shprehë njëkohësisht gatishmërin për hapjen e debatit përmbajtësor brenda-partiak për të gjitha çështjet relevante.
“Në këtë drejtim, në një afat sa më të shkurtër do të vizitohen të gjitha kryesitë e degëve në funksion të sqarimit të çështjeve të ngritura dhe sigurimit të unitetit të plotë në veprimin politik. Në këtë mbledhje, Kryesia e PD-së vendosi që me 17 shtator 2016 të mbledhë Këshillin Drejtues të Partisë me qëllim të adresimit sa më të drejtë të problemeve dhe gjetjes së zgjidhjeve më të mira politike që do të mundësojnë zhvillimin dhe forcimin e mëtutjeshëm të PD-së”, thuhet në njoftimin e PD-së. /Telegrafi/