Telegrafi

Konfirmohen emrat e nëntë viktimave që mbetën të vdekur nga helikopteri me të cilin po udhëtonte edhe Kobe Bryant me vajzën e tij

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin në mesin e nëntë viktimave që ndërruan jetë në aksidentin me helikopter të dielën e javës që shkoi.

Aksidenti ndodhi në orën 20:00 sipas kohës tonë lokale, pasi helikopteri i tipit Sikorsky S-76 po fluturonte shumë poshtë dhe nuk arriti të ngrihej, duke u përplasur kështu në bjeshkët e Los Angelesit.

Zyrtarët policor Calabasas kanë konfirmuar se nëntë persona kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik e që aty gjendej edhe legjenda e basketbollit me vajzën e tij.

Lexo po ashtu Marc Gasol i trishtuar nga vdekja e Kobe Bryant: Vetëm dua të rikthehem në shtëpi dhe t’i përqafoj fëmijët

Trajneri i ‘Oragne Coast College’, John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa ishin në mesin e viktimave që janë konfirmuar nga vëllai i John, Tony Altobelli.

“Kam pranuar një mesazh nga vëllai im më i vjetër se nëse kisha dëgjuar për aksidentin. Ai nuk e dinte nëse John dhe familja e tij ishin aty”, ka zbuluar Tony.

Lexo po ashtu Helikopteri i Kobe Bryant tentoi të rikthehej në bazë para se të rrëzohej, por ishte duke fluturuar shumë poshtë

“Nuk kisha dëgjuar asgjë për aksidentin. Kam filluar të kërkoj informata nëse edhe vëllai e familja e tij ishin në aeroplan me Kobe, por fatkeqësisht doli që ata ishin aty”, ka shtuar ai.

Bashkëshorti i Christina Mauser ka shkruar në Facebook se gruaja e tij ishte në aeroplan me Bryant.

Lexo po ashtu Reagimi i LeBron James kur kuptoi për vdekjen e Kobe Bryant: Ai u largua nga aeroplani me të cilin po udhëtonin Lakers me lot në sy

“Fëmijët dhe unë jemi të shkatërrua. Kemi humbur bashkëshorten e bukur, nënën tonë në atë aksident me helikopter”, ka shkruar ai.

“Ju lutem respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për ngushëllimet e juaja, do të thonë shumë për ne”.

Lexo po ashtu Konfirmohet: Në helikopterin ku humbi jetën Kobe Bryant, ishin nëntë persona duke përfshirë edhe pilotin

Mauser ishte trajnere basketbolli në ‘Harbor Day School’ në Newport, aty ku vajza e Bryan Gianna ishte lojtare.

Sarah Chester dhe vajza e saj Payton ishin po ashtu në atë helikopter, me pilotin që quhej Ara Zobayan. /Telegrafi/

Foto: Daily Express