Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin në mesin e nëntë viktimave që ndërruan jetë në aksidentin me helikopter të dielën e javës që shkoi.
Aksidenti ndodhi në orën 20:00 sipas kohës tonë lokale, pasi helikopteri i tipit Sikorsky S-76 po fluturonte shumë poshtë dhe nuk arriti të ngrihej, duke u përplasur kështu në bjeshkët e Los Angelesit.
Zyrtarët policor Calabasas kanë konfirmuar se nëntë persona kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik e që aty gjendej edhe legjenda e basketbollit me vajzën e tij.
Trajneri i ‘Oragne Coast College’, John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa ishin në mesin e viktimave që janë konfirmuar nga vëllai i John, Tony Altobelli.
“Kam pranuar një mesazh nga vëllai im më i vjetër se nëse kisha dëgjuar për aksidentin. Ai nuk e dinte nëse John dhe familja e tij ishin aty”, ka zbuluar Tony.
“Nuk kisha dëgjuar asgjë për aksidentin. Kam filluar të kërkoj informata nëse edhe vëllai e familja e tij ishin në aeroplan me Kobe, por fatkeqësisht doli që ata ishin aty”, ka shtuar ai.
Bashkëshorti i Christina Mauser ka shkruar në Facebook se gruaja e tij ishte në aeroplan me Bryant.
“Fëmijët dhe unë jemi të shkatërrua. Kemi humbur bashkëshorten e bukur, nënën tonë në atë aksident me helikopter”, ka shkruar ai.
“Ju lutem respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për ngushëllimet e juaja, do të thonë shumë për ne”.
Mauser ishte trajnere basketbolli në ‘Harbor Day School’ në Newport, aty ku vajza e Bryan Gianna ishte lojtare.
Sarah Chester dhe vajza e saj Payton ishin po ashtu në atë helikopter, me pilotin që quhej Ara Zobayan. /Telegrafi/