Site icon Telegrafi

Konfirmohen dy raste të para të Omicronit në Shqipëri

Dy persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri janë bartës të variantit “Omicron”, deklaroi sot epidemiologia Eugena Tomini.

Tomini theskoi se aktualisht varianti dominues i koronavirusit është varianti “Delta”, i cilësuar si më transmetueshëm.

Duke shpjeguar se “Omicron” ka veti për t’u shpërndarë shumë herë më shpejt se variantet e mëparshme, Tomini tha se “në të tilla kushte është i domosdoshëm, respektimi i masave kufizuese”.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë raportoi se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Shqipëri, duke bërë që numri total i viktimave nga pandemia në vend të arrijë në 3180. /tch/

Exit mobile version