Telegrafi

Konfirmohen dhjetë viktima dhe 96 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 724 testime për coronavirus, ndërsa 96 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-24, Kumanovë-6, Shtip-24, Prilep-1, Tetovë-7, Strugë-9, Manastir-1, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-3, Kriva Pallankë-1, Radovish-5, Koçan-2, Shën Nikollë-3.

Janë regjistruar edhe 10 viktima, prej të cilëve katër nga Shkupi, dy nga Kumanova dhe nga një në Tetovë, Shtip, Gostivar dhe Kërçovë.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 61 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus shkon në 9249, prej të cilëve 4871 janë shëruar, ndërsa 432 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3946./Telegrafi/