Telegrafi

Konfirmohen bisedimet e avancuara të Investcorp për blerjen e Milanit

Fondi Investcorp me bazë në Bahrein thuhet se është afër përfundimit të blerjen së Milanit për rreth 1 miliard euro, ndërsa përfaqësuesit e Elliott Managment nuk kanë pranuar të komentojnë situatën.

Milani mund të shohë ndryshimin e pronësisë së tyre shumë shpejt pasi fondi amerikan i investimeve Elliott duket afër arritjes së një marrëveshjeje me Investcorp.

Gazeta franceze L’Equipe raportoi mëngjesin e sotëm (e premte) se UEFA po heton lidhjet e dyshimta midis gjigantëve të Serie A dhe Lille, një klub francez që kishte qenë zyrtarisht në pronësi të Elliott në të kaluarën.

Lexo po ashtu L’Equipe: Elliott Managment vendos Milanin në shitje, ndërsa UEFA po heton lidhjet e dyshimta me Lille

Më shumë detaje po dalin nga burime të ndryshme. Sipas Bloomberg, përfaqësuesit e Investcorp, Elliott dhe Milan nuk pranuan të komentojnë, por njerëzit e njohur me këtë çështje thonë se bisedimet janë duke vazhduar për një marrëveshje prej 1.1 miliard dollarësh apo rreth 1 miliard euro.

Një tjetër burim afër marrëveshjes i ka thënë Reuters se marrëveshja është afër përfundimit.

 

Raporti shton se “Investcorp nuk do të komentonte kur kontaktohej nga Reuters, ndërsa klubi dhe Elliott Management nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment”.

Milani i Piolit është në garë për të fituar titullin e Serie A këtë sezon dhe pret Genoan në San Siro sonte. Elliott mori kontrollin e kuqezinjve në vitin 2018 pasi Yonghong Li dështoi në detyrimet e borxhit pas vetëm një viti në klub. /Telegrafi/