Telegrafi

Konfirmohen 606 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 606 pacientë të shëruar nga coronavirusi, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkupi-194, Dibër-6, Shtip-22, Prilep-61, Tetovë-36, Strugë-20, Veles-22, Manastir-39, Ohër-45, Kavadar-24 , Gostivar-27, Gjevgjeli-16, Strumicë-23, Kriva Pallankë-4, Radovish-6, Krushev-1, Koçan-11, Probishtip-1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Pehçev-1, Berov- 5, Vinicë-1, Kratov-1, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-18, Resnjë-5 dhe Negotinë-11.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 82.301, numri i pacientëve të shëruar është 60.256, numri i vdekjeve ka arritur në 2.473, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.572./Telegrafi/