Në Kinë janë konfirmuar 40 raste të reja me coronavirus, ku 27 prej tyre janë në Pekin, kanë bërë të ditur zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë në Kinë.
Kështu numri i rasteve të reja në Pekin nga e premtja ka shkuar në 106, ku si pasojë e kësaj autoritetet lokale kanë vënë masa mbrojtëse që të luftohet dhe parandalohet vala e re e epidemisë që filloi në një treg, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu kanë filluar testimet masive, kurse tregu që shet pemë dhe perime si dhe fruta deti është mbyllur për shkaqe sigurie për ta luftuar valën e dytë të mundshme.
Ata që kanë pasur kontakt me rastet e konfirmuara nuk do t’ju lejohet të largohen nga qyteti, kurse janë anuluar edhe disa linja të trafikut urban. /Telegrafi/