Është duke vazhduar trendi i rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë, ku brenda 24-orëve të fundit janë konfirmuar 344 raste të reja.
Gjithashtu, IKSHPK bën të ditur se në 24-orët e fundit nga virusi kanë humbur jetën edhe dy persona, transmeton Telegrafi.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive”, thuhet në njoftim.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej raste 127.
Pastaj, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste.
Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste.
Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste.
Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste.
Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.
Numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 1 mije e 534, ndërsa raste aktive janë 7.008.
IKSHPK kërkon nga qytetarët të respektohen masat mbrojtëse ndaj virusit, duke mbajtur distancën fizike dhe maskat. /Telegrafi/