Site icon Telegrafi

Konfirmohen 34 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 34 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga  991 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 279 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.637 doza të vaksinës. Deri më sot 819.736 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.559 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 991 testime, 34 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

MSH bën të ditur se, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.469”.

Në total numri i rasteve aktive është 666.

Ndryshe, që nga 1 marsi në Kosovë janë lehtësuar masat antiCOVID, ku është larguar ora policore. /Telegrafi/

Exit mobile version