Telegrafi

Konfirmohen 33 viktima dhe 946 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.564 teste, ndërsa janë regjistruar 946 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup-426, Kumanovë-36, Dibër-2, Shtip-22, Prilep-56, Tetovë-46, Strugë-24, Veles-30, Manastir-61, Ohër-31, Kavadar-24, Gostivar-46, Gjevgjeli-12, Strumicë-15, Kriva Pallankë-5, Radovish-2, Krushev-4, Koçan-3, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Pehçev-2, Berov-24, Vallandov-2, Vinic-1, Dellçev-11, Kratov-2, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-13, Resnjë-15, Negotin-20.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 789 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sot ndërruan jetë 33 persona, nëntë pacientë nga Shkupi (62, 62, 63, 67, 79, 66, 74, 81 dhe 68), një nga Kumanova (70), një nga Shtipi (89), gjashtë pacientë nga Prilepi (43, 78, 70, 82, 60 dhe 85), një nga Tetova (72), katër nga Struga (60, 71, 65 dhe 79), një nga Velesi (71), një nga Manastiri (55), një nga Gostivari (76) ), një nga Gjevgjelia (53), një nga Strumica (73), një nga Kriva Pallanka (62), një nga Probishtipi (70), dy nga Berova (88 dhe 63), një nga Kratova (71) dhe një pacient nga Kërçova (67).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 63.890./Telegrafi/