Telegrafi

Konfirmohen 212 pacientë të shëruar nga COVID-19 në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 212 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Sipas qyteteve: Shkup-35, Kumanovë-42, Shtip-49, Prilep-3, Tetovë-10, Strugë-2, Manastir-4, Ohër-1, Gostivar-45, Strumicë-2 , Kriva Pallankë-1, Radovish-6, Probishtip-6, Makedonski Brod-3, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-2.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.163, numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 10.933, numri i vdekjeve është 590, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.640./Telegrafi/