Site icon Telegrafi

Konfirmohen 21 raste pozitive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë testuar për COVID-19 gjithsej 769 mostra, prej të cilave 21 kanë rezultuar pozitive.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 440.

Në 24 orët e fundit MSh bën të ditur se janë dhënë 159 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.826.157 doza të vaksinës.

822.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.563 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version