Telegrafi

Konfirmohen 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Foto: Ridvan Slivova

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.823 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.540. Në total numri i rasteve aktive është 428”, njofton MSH.

MSH në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, ku së fundmi ka njoftuar se qytetarët nuk kanë nevojë të caktojnë termin për marrjen e vaksinës. /Telegrafi/