Telegrafi

Konfirmohen 14 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës. Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.696 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Kurse, sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.483.

Në total numri i rasteve aktive është 444.

MSH në vazhdimësi është duke bërë thirrje që të respektohen masat antiCOVID. /Telegrafi/