Telegrafi

Konfindustria kërkon vendosjen e kasave fiskale

 Konfindustria tha se çdo shtyrje në pajisjen me kasa fiskale shkakton dëme të pallogaritshme për biznesin e ndershëm, konkurueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë kombëtare në tërësi.

Konfindustria tha gjithashtu se kjo do të ishte një goditje për zbatimin e ligjit dhe theksoi se mos-vendosja e kasave fiskale shkakton shmangie financiare dhe trysni për shmangie fiskale në të gjithë procesin tregtar në Shqipëri, e cila vlerësohet aktualisht në mbi 50 % të prodhimit të përgjithshëm bruto. /Telegrafi/