Site icon Telegrafi

Konferencë “Sipërmarrësia si mundësi për përforcim të gruas nga mjedisi rural”

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas rurale, grupacioni i grave të biznesit (GGB) pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, sot në Shkup do të organizon konferencë me temë “Sipërmarrësia si mundësi për përforcimin e gruas nga mjedisi rural”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë organizatorët, qëllimi i kësaj konference është të theksohet rëndësia e sipërmarrësisë femërore si mundësi për përforcim ekonomik, që është me rëndësi për produktivitetin dhe stabilitetin ekonimik të vendit.

Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues nga sektori i biznesit, institucione të ndryshme, Organizata Joqeveritare dhe studentë nga fakulteti ekonomik dhe i biznesit./Telegrafi/

Exit mobile version