Telegrafi

Konferencë shkencore për gjuhën standarde shqipe

Kryreferatin do të mbajë Akademik Rexhep Qosja me temën “Gjuha standarde në mes dy frontesh”, kurse me kumtesa janë paralajmëruar: Prof Dr Emil Lafe. Prof Dr Shefkije Islamaj, Prof Dr Agim Vinca, Prof Dr Shezai Rrokaj, Prof Isa Bajqinca, prof Dr Dieter Nehring, prof Dr Qemal Murati, (I cili edhe do ta udhëheq këtë konferencë) si dhe një numër albanologësh dhe studiuesish të tjerë të shqipes.

Është kjo konferencë shkencore që pretendon të shqyrtojë problemet kryesore me të cilat ballafaqohet sot gjuha standarde dhe sfidat kryesore që dalin para saj. /Telegrafi/