Site icon Telegrafi

Konferencë shkencore “75 vjetori i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore”

Sot në Shkup, Instituti i Trashgëgimisë Shpirërore dhe Kulturore të shqiptarëve në bashkëorganizim edhe me dy qendrat tjera albanologjike shqiptare, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike e Tiranës, organizuan konferencë shkencore me temë “75 vjetori i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Organizimi i kësaj konference, përkon me tre momente të rëndësishme të historisë shqiptare të këtyre trevave: 108 vjetori i Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, 75 vjetori i hapjes së shkollave të para shqipe në Kosovë dhe në Maqedoninë Perëndimore si dhe 9 vjetori i themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të shqiptarëve në Shkup.

Pjesëmarrës në konferencë ishin ministri i arsimit dhe shkencës, Pishtar Lutfiu, ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë nga Kosova, Arsim Bajrami, prof.dr Skender Asani, akademiku Marenglen Verli, prof.dr Hysen Matoshi dhe akademikë tjerë.

Në fund të sesioneve pati edhe një debat konstruktiv, kurse materialet e konferencës do të botohen në një nga numrat e rradhës të revistës “Scupi”./Telegrafi/

Exit mobile version