Në organizim të Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ dhe Qendrës për efikasitet energjetik të Maqedonisë-MACEF, sot do të mbahet konferencë rajonale me temë ‘Zhvillimi afatgjatë i energjetikës në Maqedoni-mundës dhe pengesa’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë është paraparë të flasin profesorë nga ASHAM-i, nga Kroacia, Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Hungaria. Do të flasë poashtu edhe dr.Konstantin Dimtrov nga MACEF.
Pjesëmarrësit do të diskutojnë për efikasitetin energjetik dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, për energji ripërtrirëse, për modelin për dekarbonizim të sektorit për energji elektrike. /Telegrafi/