Telegrafi

Konferencë përmbyllëse për ndihmë falas juridike në Maqedoni

Në Shkup do të mbahet sot konferenca përmbyllëse e projektit Qasja në të drejta në Maqedoni, ku pritet të merr pjesë edhe euro-ambasadori, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, në konferencë do të prezantohen gjetjet nga realizimi i Ligjit për ndihmë juridike falas, në periudhën 2016-2017, kur edhe është zbatuar projekti i lartëpërmendur.

Do të prezantohen edhe mangësitë e verifikuara në sistemin e ndihmës juridike falas, me theks të veçantë në sfidat me të cilat u përballën shoqatat e autorizuara për të dhënë një ndihmë të tillë.

Projekti financohet nga BE-ja, kurse qëllimi është kontributi në përmirësimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni./Telegrafi/