Konferenca përmbyllëse e projektit ‘Promovimi i shërbimit për përfshirje sociale’, e cila ka për qëllim mbështetjen e shtetit në përmirësimin e sistemit, shërbimit dhe kapaciteteve profesionale për përfshirje sociale të personave me nevoja të veçanta dhe promovimi i mundësive të barabarta të tregut të punës, do të mbahet sot në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti financohet përmes programit për zhvillim të burimeve njerëzore pranë BE-së, njofton AIM.
Fjalim do të mbajnë ministrja e MPPS, Mila Carovska dhe udhëheqësi i sektorit për infrastrukturë, bujqësi dhe politikave sociale pranë Delegacionit të BE-së, Mauro di Veroli.
Në konferencën përmbyllëse do të marrin pjesë persona me nevoja të veçanta, përfaqësues të institucioneve, ekspertë dhe anëtar të ‘NVO’, të cilët do të shkëmbejnë përvojat dhe do të bisedojnë për problemet për përfshirje sociale të personave me nevoja të veçanta. /Telegrafi/