Konferencë përfundimtare me temë ‘Masa për mbështetje të të rinjve në nivel lokal-rrëfime të suksesshme lokale’ si pjesë e projektit ‘Ndërtim i kapaciteteve lokale për krijim të politikave rinore’ i financuar nga BE, do të mbahet sot në Probishtip, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencë do të prezantohen rezultatet nga projekti, praktikat më të mira nga masat e pilotuara nga sfera e politikave rinore në nivel lokal nga komunat Probishtip, Çashkë dhe Nagoriçan i Vjetër.
Projekti ka për qëllim që t’i inkuadrojë të rinjtë në procesin e vendosjes dhe vendosje të mekanizmave për zhvillim afatgjatë dhe zbatim të politikave rinore lokale, njofton AIM. /Telegrafi/