Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Istogut, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” (DBV ‘15),organizon “Konferencë Informative për Zhvillimin e Sektorit Privat”,në Istog.
Në konferencë do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori, shërbimet që ofrohen nga Qeveria dhe donatorët si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal, si dhe për projektet e donatorëve për zhvillimin e sektorit privat.
Aktiviteti mbahet në hotel “Trofta” në Istog, me fillim në ora 10:00. /Telegrafi/