Site icon Telegrafi

Konferencë për Tregun e telekomunikacionit në Kosovë

Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale – STRAS organizon sot konferencën tematike “Tregu i telekomunikacionit në Kosovë – Gjendja dhe perspektiva”.

Në konferencë do të prezantohet hulumtimi dhe të gjeturat e STRAS-it për zhvillimet në tregun e telekomunikacionit në Kosovë, që nga viti 2008 e deri më tani, si perspektiva e kompanive që operojnë në këtë treg.

Të ftuar janë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të PTK-së, BQK-së, BERZH-it, të asociacioneve të biznesit, operatorëve të telekomunikimeve, shoqërisë civile dhe ekspertë të kësaj fushe.

Konferenca do mbahet në Qendrën e Konferencave “Orion” në Prishtinë dhe fillon në orën 14:00. /Telegrafi/

Exit mobile version