‘Thjeshtësim dhe harmonizim të procedurave doganore në rajon’, është tema e konferencës së sotme rajonale që e inicion Oda ekonomike e Maqedonisë me përkrahje të CEFTA-DIHK projekt i partneriteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i konferencës është të japë fotografi reale të funksionimit të procedurave doganore në rajon nga aspekti i uniformitetit dhe funksionalitetit si dhe i mundësive për lidhje të tërësishme elektronike të sistemeve, me theks të veçantë në funksionimin e e-doganave.
Në pjesën hyrëse do të mbajnë fjalim ministri i Ekonomisë Driton Kuçi, kryetari i Odës ekonomike Branko Azeski dhe drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë doganore të RM-së Natasha Radeska-Krstevska. /Telegrafi/