Misioni i OSBE-së në Maqedoni dhe Zyra e komisarit të lartë për pakica kombëtare (KLPK) në Maqedoni sot dhe nesër organizon konferencë me temë “Realizimi i të drejtave arsimore në shoqëri të ndryshme”, me të cilën shënohen 20 vjet nga rekomandimet e Hagës të KLPK-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë konferencë dyditore do të diskutohet për problemet arsimore, në veçanti problemet me të cilat përballen bashkësitë më të vogla në Maqedoni.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu duke e përshëndetur këtë koncept tha se MASH dëshiron që të mundësojë fëmijët të mësojnë nga njëri tjetri./Telegrafi/